E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është kompania me pronar të arrestuar në Mal të Zi për trafik droge, që fitoi miliona euro nga ‘Rindërtimi’
Lajme

Kush është kompania me pronar të arrestuar në Mal të Zi për trafik droge, që fitoi miliona euro nga ‘Rindërtimi’

Përtej tërmetit të madh që tronditi Shqipërinë atë natë të 26 nëntorit 2019, tërmeti tjetër më i rëndë këtë radhë në financat e buxhetit të shtetit, është ai i zhvatjes duke përdorur dhimbjen qytetare, të miliona eurove në emër të rindërtimit dhe nevojës së shpejtë për të strehuar banorët.

Një aspekt i errët që shfaqet dukshëm në çdo tender të akorduar nga qeveria Rama për ‘Rindërtimin’, ku pas siglave të kompanive fshihen emra të afërt të lidhur me maxhorancën qeverisëse.

Por si u shfrytëzua dhimbja që la pas tërmeti për të gostitur me fonde publike në emër të ‘Rindërtimit’, kompanitë pranë pushtetit.

Por këto janë vetëm maja e ajsbergut në dyshimet që lidhin aferën e programit të ‘Rindërtimit’, ku pushteti dukshëm ushqen klientelizmin me fondet publike.

Kjo kompani është ‘Alessio 2014’, e cila është në pronësi të Antonio Gjinaj, i arrestuar në prill të vitit 2021 nga policia malazeze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga policia spanjolle për shkak të një dënimi të pakryer në shtetin Iberik në fushën e lëndëve narkotike.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj ka qenë anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.
Por edhe pse qeveria shqiptare e ka përcaktuar që operatorë me dënime të tilla edhe në kuadër të lëndëve narkotike skualifikohen nga gara në tenderët publikë, kjo gjë duket se nuk ka ndodhur me ‘Alessio 2014’.

Madje jo vetëm kaq, por kjo kompani mundi të fitojë nga program i rindërtimit 3 kontrata si bashkim operatorësh nga bashkitë si dhe dy kontrata të tjera si operator i vetëm me një fond total prej gati 1.5 miliardë lekësh.

Por edhe pse kanë kaluar mbi 2 vite nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë dhe klientelizmi qeveritar në tenderët e rindërtimit, ajo që vihet re sot është se qytetarët vazhdojnë të presin me sy nga strehat e tyre.

Ndërkohë që vetëm një pjesë fare e vogël e tyre kanë mundur të kenë një banesë në kokë. Ndërsa drejtësia e re duket se do të ketë një tjetër dosje për të shqyrtuar jo thjesht klientelizmin dhe pabarazinë në garë por edhe se si janë shfrytëzuar këto fonde deri më sot

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.