Kush është pedagogu “gjobvënës”/ Studentët e Shkencave “hakmerren” ndaj THANAS XHILLARIT: Zoti 700-euro!

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, sot u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin – famëkeq – të Shkencave të Natyrës.
Aksioni nuk denoncoi vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi.

Studentët e Universitetit shprehen se aksionet e tyre do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të tyre dhe arsimi publik të jetë falas!

Momenti kur studentë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin shpalosin banderolën kundër zhvatjes së studentëve, tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Pjesë e stafit pedagogjik është edhe Thanas Xhillari.

Xhillari mban titullin Dr. matematike në këtë fakultet dhe sipas atyre që rrëfejnë vetë studentët, ai është një nga pedagogët kryesorë zhvatës të studentëve.

Ata rrëfejnë se nuk ua jep kurrë fletoren e korrigjuar dhe e vendoste ai vetë kur do i kalonte duke i lënë të nënkuptonin vetë mënyrën me të cilën ai vepronte.

Përpos faktit se zyra e tij gjendet në Godinën C (e njohur si godina e lekëve), studentët i kanë lënë një surprizë të hidhur në derën e zyrës.

Meqë në fakultet pedagogët njihen me emrin “Mr. 700 euro”, studentët u kujdesën t’ia “gdhendnin” Xhillarit këtë “nofkë” si simbol.

Publikuar nga Publik Media