E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është shoku i ngushtë që e nxori në pritë Vilson Tafçiun
Publik News

Kush është shoku i ngushtë që e nxori në pritë Vilson Tafçiun

Kanë dalë detaje të tjera nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e “Astirit” në Tiranë, mbrëmjen e 20 janarit. Mësohet se autori i dyshuar, të cilit policia i është vënë pas është N. Dishi nga Dibra e banues në Sukth. Mësohet se Dishi ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë bëhet me dije se familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe N. Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.

Policia po vijon kontrollet për kapjen e tij dhe po kështu po analizohen qelizat telefonike për të vërtetuar praninë e të dyshuarit në zonën ku ndodhi krimi si edhe lëvizjet e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.