E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është “skifteri” nga Laçi me 4 emra i arrestuar sot, pse e kërkon Italia
Lajme

Kush është “skifteri” nga Laçi me 4 emra i arrestuar sot, pse e kërkon Italia

Policia e Kurbinit arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimin e tij në Itali.

Sic thuhet ne njoftim, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian i shtetasit Denis Prodani (Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj), 40 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.