E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Susie Wiles që Donald Trump e zgjodhi si shefen e ardhshme të kabinetit
Lajme

Kush është Susie Wiles që Donald Trump e zgjodhi si shefen e ardhshme të kabinetit

Donald Trump ka emëruar këshilltaren e tij të  fushatës Susie Wiles si shefe të kabinetit, pozicioni më i lartë i zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalimin e tij të fitores, Trump tha se ajo “sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane” dhe “është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe është e admiruar dhe e respektuar botërisht”.

Ja çfarë dihet për gruan që presidenti i zgjedhur republikan e quajti “mbretëresha e akullit”:

-Më pak se një vit pasi Wiles filloi të punonte në politikë, ajo iu bashkua fushatës së Ronald Reganit përpara zgjedhjeve të tij në 1980

-Në vitin 2010, ajo ndihmoi që Rick Scott, një biznesmen i atëhershëm me pak përvojë politike, te behej guvernator i Floridës në vetëm shtatë muaj. Scott tani është një senator amerikan

-Wiles u takua me Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale republikane të vitit 2015 dhe u bë bashkëkryetar i fushatës së tij në Florida.

-Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili e vendosi atë në krye të garës së tij të suksesshme dy vjet më vonë, e përshkroi Wiles si “më të mirën në biznes”.

-Gjyshja 67-vjeçare – e cila është vajza e lojtarit dhe transmetuesit të ndjerë amerikan Pat Summerall – e ka përshkruar veten si të ardhur nga një sfond politik “tradicional”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.