Kush është “zonja e vetingut” që dyshohet se u tundua nga një lugë e larë me flori në Zvicër?
Një postim i bërë në rrjetet sociale nga avokati Arben Llangozi ka ngjallur debat dhe reagime, pasi ai ngre dyshime mbi një video që, sipas pretendimeve që qarkullojnë online, lidhet me një anëtare të strukturave të vetingut.
Sipas Llangozit, videoja që i është dërguar në rrjete sociale pretendohet se paraqet një episod të pazakontë në Zvicër, ku një përfaqësuese e vetingut dyshohet të jetë përfshirë në një ngjarje që lidhet me një lugë të larë me flori.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi identitetin e personit në video, ndërsa autenticiteti i pamjeve mbetet i paverifikuar.
Në reagimin e tij, Llangozi thekson se ky rast, nëse do të provohej i vërtetë, do të ngrinte pikëpyetje serioze mbi standardet morale të atyre që kanë qenë pjesë e procesit të vetingut, i cili u krijua për të filtruar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ai e konsideron këtë episod si një simbolikë të fortë, ku një objekt i vogël si një lugë e larë me flori mund të kthehet në metaforë për integritetin e një sistemi të tërë.
Pavarësisht debatit që ka nxitur, çështja mbetet në nivel pretendimesh, ndërsa publiku vijon të shtrojë pyetjen: kush është “zonja e vetingut” që përmendet në këtë histori?
“Kush është “zonja e vetingut” që dyshohet se u tundua nga një lugë e larë me flori në Zvicër?
Më kanë sjellë në rrjete sociale një video ku pretendohet se një anëtare e strukturave të vetingut është përfshirë në një episod të pazakontë në Zvicër, lidhur me vjedhjen e një lugë të larë me flori.
Deri tani nuk dihet publikisht kush është personi në video por ky rast është tregues se ata që u paraqitën si filtri moral i drejtësisë, sot përmenden në një histori ku integriteti vihet në provë nga një objekt i vogël, por me peshë të madhe simbolike.
Nëse pretendimi rezulton i vërtetë, “luga e floririt” nuk është thjesht send tavoline, por metaforë e hidhur për moralin e një sistemi që kontrolloi gjyqtarë e prokurorë, ndërsa vetë mund të ketë nevojë për veting karakteri.
Tani mbetet pyetja për publikun, kush është vallë “zonja e vetingut” që dyshohet se u tundua nga një lugë e larë me flori në Zvicër?” shkruan Llangozi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



