E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kush i vendos këto?”, nxehet zv.kryeministri Braçe pasi sheh koefiçentë bastesh në gazetë
Politikë

“Kush i vendos këto?”, nxehet zv.kryeministri Braçe pasi sheh koefiçentë bastesh në gazetë

Beteja me mbylljen e basteve me sa duket nuk do të jetë aq e thjeshtë siç ishte parashikuar nga kryeministri Rama, teksa thoshte se pas 1 janarit do harrohet fjala “lloto” apo “skedinë”.

Është zëvendësi i tij Erjon Braçe, që sapo u dekretuar nga presidenti, i cili është ndeshur me një pamje që e ka nervozuar.

Braçe ka parë mëngjesin e sotëm në faqet e një gazete vendore koeficentë bastesh për ndeshje të ndryshme. Zv.kryeministri ka reaguar në rrjetet sociale, teksa kërkon llogari.

Braçe shkruan:

Ç’është kjo faqe me KOEFIÇENTE BASTESH?
Bastet janë të paligjshme këtu!
Kompanitë janë mbyllur!
Kush i vendos këto koefiçentë?
Për cilën kompani?
Online të huaj apo bodrumi vendas?
Beteja duhet të vijojë!!”

Nga ky status i Braçes kuptohet se masat e marra për mbylljen e basteve dhe lojërave të tjera të fatit nuk kanë qenë aq serioze dhe e dyta nuk paska funksionuar as ligji që përmendte Rama para disa muajsh se “mediat e shkruara, vizive apo online që reklamojnë bastet do të gjobiten rëndë deri në mbyllje.”

Epo, në rastin e basteve vlen shprehja “flisni me vepra se me fjalë u ngopëm”, qeveria Ramaka dështuar edhe më parë me mbylljen e basteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.