E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ishte Klodian Kulla, nipi i ‘gjeneralit’ që i dha fund jetës
Lajme

Kush ishte Klodian Kulla, nipi i ‘gjeneralit’ që i dha fund jetës

Trupi i pajetë i Klodian Kullës, nipit të Nehat Kullës, është gjetur në Fshatin Fshat të Klosit, përgjatë aksit të Rrugës së Arbrit. Sipas të dhënave paraprake, 39-vjeçari dyshohet se është hedhur nga ura e zonës—një ndër më të lartat në Ballkan, me rreth 160 metra lartësi, mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:40.

Pas njoftimit, forcat e zjarrfikësve, njësitë “Shqiponja” dhe policia e Burrelit zhvilluan kërkime intensive për disa orë në terrenin tepër të thepisur. Trupi u lokalizua dhe u nxor nga gremina vetëm në orët e para të mëngjesit. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet ekspertiza e policisë në Tiranë për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me një veprim të ndërtuar nga palë të treta.

Policia, në njoftimin zyrtar, bëri të ditur:

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”

Klodian Kulla ishte i njohur për autoritetet ligjzbatuese. Në prill të vitit 2021, ai u arrestua gjatë një operacioni të SPAK, i cili zbuloi një arsenal armësh dhe çoi në prangosjen e tij dhe të tetë personave të tjerë. Në atë kohë, i vëllai i tij, Akil Kulla, u shpall në kërkim, ndërsa në qershor të po atij viti GJKKO e dënoi me 8.8 vite heqje lirie.

Kulla ishte nipi i Nehat Kullës, figurës së njohur si “Gjenerali”, që drejtoi një nga grupet më të komentuar të Tufinës në vitet 1997–1998.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.