Kush janë 5 personat më të kërkuarit në Shqipëri
-
Policia e shtetit ka publikuar fotot edhe skeden e 5 persoanave më të kërkuar në Shqipëri.
Gjithashtu strukturat e policisë i bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim.
Ndërkohë që në listat e policisë tashmë janë 50 porsona shumë të këkruar.
Syri. net ka mundur te siguroje fotot e 5 prej tyre
Ja njoftimi:
50 personat më të kërkuar në Shqipëri, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.
Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.
Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
#112PoliciaeShtetit





© SYRI.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



