E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë personat e përfshirë në konflikt  e furrës së bukës në Shkodër
Lajme

Kush janë personat e përfshirë në konflikt e furrës së bukës në Shkodër

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen ku pati edhe të shtëna  me armë zjarri. Sipas bluve, rreth orës  19:40 në lagjen “Skënderbeg” 32-vjeçar i identifikuar si Armando Ndreu dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një furre buke në pronësi të shtetasit Sadet Sala.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.