E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë të arrestuarit në Fier! Sekuestrohen dhjetëra milionë lekë nga ‘tregtia’ e drogës Jul
Lajme

Kush janë të arrestuarit në Fier! Sekuestrohen dhjetëra milionë lekë nga ‘tregtia’ e drogës Jul

Dy persona përfunduan në prangat e Policisë së Fierit, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë.

Operacioni i koduar “Corner” arrestoi shtetasit, Artan Mërtiri, 45 vjeç, banues në Celigradë, Fier dhe Ervis Tika 32 vjeç, banues në Grecalli.

Policia tha se gjatë operacionit u sekuestruan lëndë heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe një shumë parash, me vlerë rreth 2.6 milionë lekë të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Të arrestuarit, Policia i konsideron bashkëpunëtorë të veprimtarisë kriminale, ndërsa është proceduar penalisht edhe një person i tretë.

“Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Fierit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Seksionin Operacional në DVP Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Corner’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. M., 45 vjeç, banues në Celigradë, Fier dhe E. T., 32 vjeç, banues në Grecalli, Fier. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen ‘15 Tetori’, Fier, duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Fier, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasve A. M. dhe E. T., si dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime (kuti shkrepësesh) që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike”, sqaroi Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.