E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë tre gjyqtarët që dënuan deputetin demokrat Salianji
Lajme

Kush janë tre gjyqtarët që dënuan deputetin demokrat Salianji

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm, mesditën e së Enjtes (26 shtator 2024),

la në fuqi vendimet e dënimit për deputetin democrat, Ervin Salianji, dhe gazetarin Jetmir Olldashi, në çështjen gjyqësore të quajtur “Geron”.

Salianji dhe Olldashi ishin nën akuzë se kanë prishur imazhin e trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet “kallëzimit të rremë”.

Procesi gjyqësor është një ndër më skandalozët, pasi personat e akuzuar më së pari nuk kanë bërë asnjë kallëzim. Por, ajo që është më e rënda, faktet dhe provat e administruara në dosjen gjyqësore, provuan katërcipërisht se gjithçka ishte e manipuluar në favor të trafikantit Xhafaj.

Megjithatë, Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë asnjë provë të paraqitur nga mbrojtja, duke vendosur përfundimisht dënimin me 1 vit burgim për deputetin opozitar, si edhe 100 orë punë në shërbim të komunitetit për gazetarin Olldashi.

Trupa gjyqësore që mori këtë vendim të turpshëm përbëhej nga: Gent Shala, Iliba Bezat dhe Elona Toro.

Të tre këta gjyqtarë kanë pengje ose janë në shërbim të Fatmir Xhafaj dhe tarafit të tij, për arsye shumë konkrete.

Gent Shala shpreson që të marrë emërimin në Gjykatën e Lartë. Dhe, për të siguruar rritjen në karrierë, ky gjyqtar ka vendosur t’i bëhet “urë” pushtetit. Kreu i grupit parlamentar democrat, Gazmend Bardhi, i pranishëm në seancën për dhënien e vendimit, iu drejtuar gjyqtarit Shala që nuk ka për ta marrë emërimin në Gjykatën e Lartë, edhe pse u bë pjesë e këtij vendimi skandaloz.

Image

Gent Shala e kaloi Vetingut me shumë siklete, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi shkarkimin e tij për probleme të theksuara me pasurinë.

Iliba Bezat, pjesë e tarafit familjar të Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe njeriu më të afërt momental i kryeministrit Edi Rama. Bezat ishte në Veting nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), kur nisi procesi gjyqësor “Geron” në Gjykatën e Apelit.

Image

Komisioneri Publik kishte kërkuar shkarkimin e saj, për probleme të theksuara me pasurinë. Por, me ndërhyrje të fuqishme politike, gjyqtarja Bezat u konfirmua në detyrë dhe u shndërrua në “kamikazë” të Fatmir Xhafajt në gjyqin “Geron”.

Për më tepër që, ajo i ka pasur një detyrim të hershëm Xhafajt. Në vitin 2004, kur Fatmir Xhafaj ishte Ministër i Drejtësisë, gjyqtarja Bezat u promovua nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë, në atë të Apelit po në atë qytet.

Elona Toro duket se ka shlyer borxhin me “pushtetin e Rama-Xhafajt”, pasi i siguruan Vetingun dhe i hoqën nga kurrizi disa kusure falsifikimi të bashkëshortit të saj, Alban Toro, i cili për disa kohë ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Image

Edhe Elona Toro kishte probleme të theksuara me pasurinë, por, me sa duket, “dora e ngrohtë” e pushtetit të Xhafajt i dha një mbështetje, të cilën duhet ta shlyente me punë, pra me dënimin e atyre që treguan me gisht trafikantin Agron (Geron) Xhafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.