E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush po e kërkon shkatërrimin e shtetit të Kosovës?
Publik News

Kush po e kërkon shkatërrimin e shtetit të Kosovës?

 

Është i papërsëritshëm rasti i Kosovës. E pranuar nga i gjithë perëndimi si rast sui generis, e trajtuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po ashtu. Themelet e shtetit u vunë po mbi këtë bazë, me pakon e Ahtisarit. Kushtetuta e saj, në fakt është vet kjo pako. Por, jo rrallë kjo po godite nga zyrtarë të Bashkimit Europian. Rasti më flagrant ishte përpjekja e Mogherinit, që e përkrahur edhe nga Thaçi fuqishëm, deshi ta shtronte në bisedime ndarjen e Kosovës.

Ky proces u godit rënë me arrestimin e Hashim Thaçit nga gjykata speciale, dhe paraprakisht me ndërprerjen e rrugës për në SHBA, ku donte të shkonte ta nënshkruante marrëveshjen, duke pretenduar se do ta bënte nën bekimin e presidentit amerikan. Ato ditë ankthioze për shqiptarët nuk do të kthehen më. Por, presionet e një pjese të qarqeve të caktuara europiane, që duken të jenë më të ndikuara nga interesat serbe, nuk kanë të ndalur.

Presioni për ta dëmtuar konstitucionalizmin e Kosovës s’ka reshtur.  Ai është rikthyer sërish në këto ditë, kur Serbia, dhe vetë presidenti i saj Vuçiq, nuk po pushon së propaganduari kundër Kosovës, dhe madje duke provokuar edhe për konflikt të hapur, pavarësisht se këtë të fundit e bën më shumë për konsum të brendshëm.

Është e habitshme për autoritete europiane, se si mund të parashtrojnë kërkesa anticivilizuese. Madje kjo së fundi u bë nga diplomacia e BE-së. Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm – EEAS nëpërmjet zëdhënësit #Stano ka kërkuar që Kosova ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin, edhe pse antikushtetues, duke e rikthyer kërkesën, që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën.

Kjo është një thirrje vandaliste, dhe nuk mund të shihet ndryshe. Shkatërrimi i Kushtetutës, nënkupton sulm ndaj demokracisë, sovranitetit dhe unitetit shtetëror. Pra, me një fjalë Stano, përkatësisht Shërbimi i Jashtëm Europian, po kërkon shkatërrimin e shtetit të Kosovës, që më së paku e nënkupton ndarjen e saj, ashtu siç provonte të bënte Mogherini.

Aldo Sulollari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.