E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush qëlloi mbi Admir Muratajn? Çfarë ka zbuluar ekspertiza. Në “lojë” edhe dy persona me aftësi të kufizuara
Lajme

Kush qëlloi mbi Admir Muratajn? Çfarë ka zbuluar ekspertiza. Në “lojë” edhe dy persona me aftësi të kufizuara

Kur kanë kaluar 21 ditë nga vrasja e Admir Muratajt në aeroportin e Rinasit pas grabitjes së rreth 6 milion eurove, ende nuk dihet saktësisht se kush e qëlloi atë për vdekje.

Fillimisht u tha se kishte një shkëmbim zjarri midis një patrulle policie dhe grabitësve të armatosur, pretendim i cili nuk u faktua.

Tani, pranë prokurorëve të çështjes është dorëzuar një akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj, por dilemat se kush e qëlloi atë vijojnë edhe pas raportit.

I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia, siç shkruan A2CNN, tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij.

U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.

Teksa vazhdojnë hetimet për grabitjen e bujshme, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Sipas Abc News, ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara.

Për grabitjen e 9 prillit janë arrestuar 6 persona. Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.