E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushte  “apokaliptike  në Gaza: Radhë për bukë…
Bota

Kushte “apokaliptike në Gaza: Radhë për bukë…

Të uritur, duke u shtyrë me njëri-tjetrin dhe duke kapërcyer gardhet rrethues, kjo është panorama e qindra njerzve në qytetin qendror të Gazës, të cilët po tentojnë të marrin ushqime.

E gjithë ngjarja është regjistruar në magazinat e grumbullimit të ushqimeve nga vullnetarët, që Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur në veri të Gazës. Në këtë zonë prej fillimit të luftës janë zhvendosur më shumë se 1.5 milion njerëz, të cilët kanë braktisur vendbanimet e tyre për t’i shpëtuar luftës.

Gjendja e njerëzve në Gaza është alarmante! Shumë fëmijë përveç tmerrit të shkaktuar nga zhurmat e aeroplanëve dhe bombardimeve, duhet të përballojnë dhe mbijetesën në kushtet e mungesës së ushqimit të mjaftueshëm. Uji mungon gjithashtu, dhe familjet janë detyruar të përdorin ujin e detit për t’u larë dhe kryer nevojat njerëzore.

Gjakderdhja e përditshme, shkatërrimi i spitaleve dhe njerzit që flenë nëpër tenda janë vetëm pak nga realiteti i përditshëm i luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës të cilat kanë nisur që prej 7 tetorit të këtij viti. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit luftimet janë intensifikuar, teksa në total numërohen rreth 17 mijë viktima dhe të plagosur.

Luftimet në Gaza kanë shkaktuar debate dhe në OKB, të cilët synojnë arritjen e armëpushimit. Një ditë më parë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk i përshkroi kushtet në Gaza si “apokaliptike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.