Kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë për licencën 10-vjeçare

Pesë vite pas nismës së qeverisë “Fundi i Marrëzisë” që uli qepenat për mbi 4 mijë pika bastesh në të gjithë vendin, nga dje mund të rihapen, por me rregulla të reja. Ligji në fjalë u implementua në 1 prill, pas miratimit në Parlament rreth 3 javë më parë me 72 votat pro të mazhorancës.

Ligji parashikon rikthimin e basteve sportive por tashmë vetëm në formën “online”, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive. Sipas tij, çdo subjekt i interesuar për të ushtruar këtë veprimtari, duhet të aplikojë për licencë, në përmbushje të kritereve që parashtron legjislacioni. Hapja e basteve sportive “online” pritet të sjellë në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë të ardhura në vit.

SI DO FUNKSIONOJNE

Në total do të jepen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, 10 licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti me periudhë jetë-gjatësie 10 vite. “Dhjetë kompanitë brenda datës 15 të çdo muaj duhet të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm 15% të ardhurave bruto nga loja, kurse lojtarët do të tatohen mbi bazë të të ardhurave që sigurojnë, pra me fasha nga 13-23%.

Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm që shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, dhe teknologjisë së inovacionit”, sipas relacionit që shoqëron këtë ligj. Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Po ashtu nuk duhet të kenë ndjekje penale si dhe nuk duhet të mbartin detyrime ta papaguara. Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë.

KONTROLLI

Sipas ligjit të ri, Ministria e Financave, do të ketë nën kontroll çdo informacion për shumën e luajtur pasi për të luajtur “online”, persona do të regjistrohen me kartën e identitetin në faqen ueb, ose aplikacion, të gjitha transaksionet do bëhen nëpërmjet sistemit bankar dhe organizatorët janë të detyruar që të mbajnë të dhënat e lojtarëve në një regjistër të posaçëm për tre vite. Sipas qeverisë kjo është një masë për të kontrolluar paratë që do të qarkullojnë në këtë aktivitet.

Ndërkohë për të mbrojtur lojtarin dhe për ti dhënë garanci fituesit në ligj është vendosur që organizatori i basteve sportive online duhet të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

RREGULLAT E LOJËS

Ndryshimet ligjore forcojnë rregullat për ushtrimin e këtij aktiviteti si dhe japin më shumë siguri për lojtarëve. Referuar ligjit, për të mbrojtur lojtarin dhe për t’i dhënë garanci fituesit në ligj është vendosur që organizatori i basteve sportive online duhet të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Dhjetë kompanitë brenda datës 15 të çdo muaj duhet të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm 15% të ardhurave bruto nga loja, kurse lojtarët do të tatohen mbi bazë të të ardhurave që sigurojnë, pra me fasha nga 13-23%. Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm që shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, dhe teknologjisë së inovacionit. Sistemet e këtyre kompanive bastesh do të auditohen ka Komisioni i Licencave. Hapja e basteve sportive online pritet të sjellë në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë të ardhura në vit.

Publikuar nga Publik Media