E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUVEND/24 minuta seancë plenare me debate e tensione
Publik News

KUVEND/24 minuta seancë plenare me debate e tensione

Pasditen e sotme Kuvendi filloi punimet e sesionit X. Seanca plenare zgjati vetëm 24 minuta dhe u shoqërua me debate dhe tensione, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Seanca u hap nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mbajti një fjalim mbi punët që ka kryer Kuvendi gjatë sesionit të kaluar, si dhe detyrat që do të përmbushen në ketë sesion të ri parlamentar.

Pas saj, fjalën e mori Luçiano Boçi, i cili foli me tone të ashpra për moslejimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për udhëtimet e Ramës.

Një fjalim mbajti edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, Parlamentit për udhëtimet e Ramës dhe kërkoi llogari për paratë e sekuestruara të pastrueses Rozeta Dobi, që i kishte vjedhur në banesat ku punonte.

Por Nikolla i mbylli mikrofonin për shkak se mbaroi kohën e fjalës dhe kjo krijoi tension. Deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe e transmetuan menjëherë Sali Berishën live në Facebook.

Teksa opozita qëndronte në foltore, nga vendi mori fjalën kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që qytetarët të mos panikosen nga tërmeti dhe kërkoi të vijohet me rendin e ditës.

Mes kësaj situate të rrëmujshme, mazhoranca miratoi procesverbalin e seancës së fundit të 2022-shit dhe u largua nga Kuvendi.

Këto momente dhe të tjera që nuk u panë në transmetim janë kapur në foto nga LSA dhe ne po i sjellim me anë të një galerie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.