KUVEND/ Miratohet ligji për investimet strategjike me 68 deputetë prezent në sallë
Mes kaosit dhe tensioneve, maxhoranca ka votuar sot projektligjet që ishin në rendin e ditës.
Seanca e sotme plenare zgjati 33 minuta dhe deputetët socialistët nxituar me “vrap” për të votuar projekligjet për “Investimet Strategjike”, për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin”.
Opozita nuk mori pjesë në votim dhe gjatë gjithë kohës në sallën e Kuvendit përdori zhurmues.
Pas miratimit të “Ligjit për Investimet Strategjike”, deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza se votimi u bë pa kuorum, me 68 deputetë në sallë, ndërkohë që duhen 71 deputetë.
Bardhi nënvizoi se nga ligji për investimet strategjike përfitojnë vetëm 5 oligarkë, dhe 3 grupe kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



