E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi fut në axhendë nismën e Bashës, pakti i fshehtë për 84 vota …
Lajme

Kuvendi fut në axhendë nismën e Bashës, pakti i fshehtë për 84 vota …

Një ditë pasi Edi Rama paralajmëroi se do të tentojë mënyra të tjera për të siguruar kalimin e reformës zgjedhore dhe ligjeve me shumicë të cilësuar, janë dhënë sinjalet e para se kanë filluar të lëvizin gjërat mes PS dhe grupit të Lulzim Bashës.

Kuvendi mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve, ku u miratua kalendari dhe programi i punës për 3 javët në vijim. Por bie në sy një detaj interesat, pasi PS ka futur në axhendë një nismë personale të Lulzim Bashës.

Kreu i PD ka propozuar kriminalizimin e shpifjes, duke kërkuar ndërhyrje në Kodin Penal. Kjo nismë e Bashës është futur në kalendar dhe do të kalojë në seancë plenare në 8 shkurt. Kjo lëvizje, një ditë pas mesazhit të Ramës, duket se sinjalizon se diçka po ndodh në prapaskenë.

Rama ka 77 vota në sallë, përfshirë dhe deputetët e Tom Doshit, dhe i duhen së paku 7 vota. I vetmi që mund të ndihmojë është Basha, që ka pas vetes 8 deputetë. Mos ndoshta futja në axhendë e nismës së Bashës është një tentativë joshjeje?

Arrihet pazari për 84 vota? Kuvendi fut në axhendë nismën e

Kalendari i Kuvendit

Por çfarë propozon konkretisht Basha?

Në nismën e kreut të PD, kërkohet që në nenin 120 të Kodit Penal, nen ku flitet për shpifjen, pas paragrafit të dytë të shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje: “Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo formë tjetër, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet”.

Me pak fjalë, Basha kërkon që të ketë burg për deputetët, nëse ata shpifin ndaj kolegëve të tyre. Nisma e Bashës mori spunto pas sulmeve akuzave që janë bërë ndja tij nga Berisha dhe deputetët që i shkojnë pas.

Propozimi për një dënim më të ashpër për deputetin, sipas PD-së, bëhet “për shkak të ndikimit të dhe publicitetit që u ofrohet qëndrimeve të tyre në publikun e gjerë”.

Kryeministri Edi Rama pati një shqetësim të ngjashëm me Bashën në vitin 2015, kur propozoi kriminalizimin e asaj që ai e quajti “shpifje ndaj zyrtarëve të lartë”. Edhe Rama, njësoj si Basha, pretendoi në atë kohë se dëmi që i bëhet shoqërisë nga cenimi i reputacionit të zyrtarëve, kërkon dënim me burg dhe jo thjesht trajtimin e tyre si çështje civile. Në atë kohë, Rama u detyrua të tërhiqet nga propozimi pas një orteku kritikash vendëse dhe ndërkombëtare. Por tani PS ka gjetur shteg te propozimi i Bashës dhe është vënë në lëvizje. 

Arrihet pazari për 84 vota? Kuvendi fut në axhendë nismën e

Propozimi i Bashës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.