E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi mes protestës dhe kaosit, ndërhyn edhe FNSH (VIDEO)
Flash

Kuvendi mes protestës dhe kaosit, ndërhyn edhe FNSH (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar sot pranë Kuvendit, ku një grup protestuesish ka bllokuar hyrjet kryesore të godinës gjatë zhvillimit të seancës plenare, duke krijuar vështirësi serioze për daljen e deputetëve dhe ministrave.

Situata u përshkallëzua në momentin kur disa prej zyrtarëve tentuan të largoheshin nga ambientet e Kuvendit, duke u përballur me reagimin e ashpër të protestuesve, të cilët i kanë goditur me vezë.

Gjatë gjithë kohës janë shënuar përplasje të herëpashershme mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ndërsa tensioni ka mbetur i lartë në zonë. Për shkak të situatës, në ndihmë të efektivëve kanë mbërritur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë marrë masa për të rivendosur rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin e tyre, ndërsa prania e shtuar e policisë sinjalizon se situata mbetet e brishtë dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.