Protestuesit godasin me “breshëri” vezësh makinën e Iris Luarasit
Mbërritja e deputetëve në ambientet e Kuvendit ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet zhvillimi i seancës së fundit për këtë sesion parlamentar. Atmosfera në zonën përreth është e tensionuar, për shkak të pranisë së protestuesve që kanë rrethuar institucionin.
Gjatë momentit të hyrjes së ligjvënësve, protestuesit kanë shënjestruar me vezë një automjet zyrtar që i përket deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi, duke shtuar më tej klimën e përplasjes.
Kjo protestë shënon ditën e 54-t radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, duke e kthyer situatën politike në një nga më të tensionuarat e muajve të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



