E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi miratoi rezolutën kundër dhunës ndaj grave, por deputeti i PS nuk ndalet…
Lajme

Kuvendi miratoi rezolutën kundër dhunës ndaj grave, por deputeti i PS nuk ndalet…

Albana Vokshi, deputete e PD-së, ka reaguar ndaj dhunës që deputeti socialist ka ushtruar në sallën e Parlamentit ndaj ligjvënëses së LSI-së Kejdi Mehmetaj.

“Nuk arrij ta kuptoj dhe besoj se si një deputet mund të ushtrojë këtë lloj dhune ndaj një vajze, vetëm pak ditë pas miratimit me unanimitet të Rezolutës Kundër Dhunës ndaj Grave.

Sa për sqarim, karta elentronike nuk pengon askënd për të ushtruar detyrën e deputetit. Mjafton të përdorësh kartën prej kartoni për të shprehur vullnetin për akt ligjor.

Si Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë dënoj me forcë çdo akt dhune fizike të ushtruar nga deputetë të maxhorancës dhe garda e Repiblikës, si dhe jashtë parlamentit nga forcat e policisë”, shkruan Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.