Kryeministri futet me eskortë në Kuvend teksa Berisha jepte intervistë: Rama është ky?! Shiheni çfarë frikacaku!
Kuvendi sot do të zhvillojë një seancë maratonë ku do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024.
Por pa nisur seanca kanë filluar tensionet mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, e cila nuk i lejoi të hynin në Kuvend pa i kontrolluar.
Ndërsa në ambientet e jashtme ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha i cili po fliste për mediet.
Ndërsa ai ishte duke folur, prapa shpinës së tij u shfaq makina e Kryeministrit që i drejtohej Kuvendit.
Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe e quajti kryeministrin Rama frikacak.
Berisha: Kush është ky që kalon tani? Me thoni pak…
Gazetarja: Rama!
Berisha: Rama? Çfarë frikacaku, vjen një orë para. Ka frikë se…siç erdhi do largohet.
Berisha tha se aksioni i opozitës sot në Parlament do jetë i fuqishëm dhe paralajmëroi gazetarët se do jenë dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Parlament.
Berisha: Ai siç e ka filluar në këtë mënyrë me 10 makina mbrapa, do përfundoje me një autokolonë me 20 makina…njëlloj si Kim Jon Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë dëshmitarë se si erdhi.
Berisha u shpreh se ata flakadanë që u hodhën, dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës.
“Mendoj se sot ishte kulmore, pasi sot nuk kaloi asgjë.
Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty.
Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese.
Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës.
…Rama po ndiqte Facebook-un tim nga dhoma.
Aty ishte kohë proteste. Unë ia numërova një për një dhe ai po ndiqte një nga një nga zyra e Lindës.
Procedura e buxhetit ishte antikushtetuese, antiligjore.”
Edhe pse ishte parashikuar një seancë maratonë, ku do diskutohej projekt-buxheti i vitit 2024, deputetët e opozitës nuk lejuan vijimin e saj, pasi ndezën flakadanë dhe tymuese brenda sallës.
Nikolla më pas mori vendimin që projekt0buxheti të kalonte në votim dhe u miratua në parim me 83 vota pro.
Bardhi dënoi ashpër miratimin e projekt-buxhetit vetëm me votat e PS-së.
Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.
Bardhi: Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.
Nga ana tjetër, Berisha tha se flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



