Ky është Arjan Sala, shefi i sigurisë që shpëtoi 25 persona
Ky është Arjan Sala, shefi i shërbimit të sigurisë tek qendra tregtare i cili dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia në ambientet e brendshme të magazinës që ka 3 ditë që digjet.
Sala prej tre vitesh ishte pjesë e sigurisë së qendrës tregtare.
Para se të humbte çdo kontakt, Sala kishte shpëtuar jetën e 25 punonjësve që ndodheshin në magazinat e qendrës tregtare.
Ndërkohë ka punuar më herët në kompani të tjera, po si punonjës sigurie.
Nga dëshmitë ka rezultuar se i riu ka qenë në kafet poshtë qendrës dhe pasi është njoftuar nga kolegët është futur brenda ambienteve, ku ka tentuar më pas të shuaj flakët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



