E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është babai i 23-vjeçares  së vrarë Eglantina Buci
Publik News

Ky është babai i 23-vjeçares së vrarë Eglantina Buci

Personi në foto është Faik Buci, babai i Eglantina Bucit, e cila u vra në 2012 nga i ati dhe vëllai i saj.

Familja është nga Dibra, por banojnë në Babrru. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator 2012 kur në Malin me Gropa u gjetën disa pjesë të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar.

Pas hetimeve me bashkëpunimin edhe të mjekësisë ligjore të Kosovës u zbulua dhe eshtrat i përkisnin Eglantina Buçit, 23 vjeç në kohën kur u vra.

Pas hetimeve të mëtejshme policia arriti të zbulojë se e reja ishte vrarë me armë zjarri nga babai i saj Faiku dhe vëllai Shkëlzeni pasi ishte larguar nga shtëpia për të bashkëjetuar me partnerin e saj pa dëshirën e tyre.

Ndërkohë që babai 66-vjeçar është arrestuar sot pasi gjykata vendosi “arrest me burg”, vëllait të saj Shkëlzen Buçi i është komunikuar masa në burg ku vuan dënimin për një vrasje të mbetur në tentativë.

37-vjeçari është arrestuar më parë për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim pasi ka tentuar të vrasë aktorin Mishel Prela kundrejt pagesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.