E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është çifti që vodhi ndihmat e tërmetit
Publik News

Ky është çifti që vodhi ndihmat e tërmetit

Ky është çifti që vodhi ndihmat e tërmetit. Ai është Altin Zekaj, shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit. Ajo është Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes. Mes të arrestuarve është edhe zjarrfikësi Arben Taulla vëllai i Valbonës dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit i cili ka qenë shoferi i fugonit të policisë dhe që ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke treguar çfarë kishte ndodhur ndaj dhe nuk po ia publikojmë emrin.

Nga hetimet është mësuar se ishte pikërisht pedagogia Valbona Zekaj, e cila po hetohet në gjendje të lirë, ajo që siguronte ushqimet me anë të një shoqes së saj dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte shoferin e fugonit të policisë t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.

Nuk ekziston një pedagoge hajdute dhe një shef policie hajdut. Por ekzistojnë hajdutë ordinerë që me anë të lekëve, me anë të korrupsionit dhe me anë të diplomave fallco dhe falë #Rilindjes ku Valbona është pjesë aktive, arrijnë të bëhen pedagoge në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shef Policie në Rinas dhe këto që dëgjoni e shikoni janë rezultatet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.