Ky është i vrari në Korçë(FOTO)
Ngjarje e rëndë në fshatin Mborje, ku një person është gjetur pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm.
Flamur Duci 45 vjeç banor i këtij fshati i divorcuar pak vite më parë sipas policisë është sulmuar të paktën nga dy persona me mjet prerës në pjesët jetësore të trupit.
Nga goditjet e shumta 45 vjeçari ka gjetur vdekjen poshtë shkallëve të biznesit të tij.
Gjithashtu burimet tregojnë se personat e konfliktuar me 45-vjeçarin e kanë spërkatur në trup me benzinë dhe i kanë vënë flakën, çka tregon se kanë dashur edhe të humbin gjurmët e krimit. Si pasojë e flakëve viktima ka marrë plagë djegieje në kokë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



