Ky është piktori që i vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier; donte kontratë pune të përhershme
Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Fier, në godinën e Drejtorisë Arsimore në këtë qytet.
Indrit Alushaj është 33-vjeçari që i vendosi flakët katit të dytë në këtë godinë, pasi donte që të punonte me kontratë të përhershme. Ai ishte diplomuar për pikturë në Universitetin e Arteve dhe punonte si specialist në DAR me kontratë provizore.
Ky dyshohet se ka qenë jetë shkaku që në shenjë hakmarrje 33-vjecari, u nis të djegë zyrën e Drejtorisë Arsimore në Fier. Ai kishte një shishe benzine në dorë, ngjiti shkallët pak pas orës 15:00 dhe në katin e dytë i vuri flakën.
Zjarrfikësit shkuan të fiknin zjarrin dhe bënë të mundur që të mos ndodhte ndonjë tragjedi në njerëz. Pak kohë pas ngjarjes, policia e ka identifikuar atë përmes kamerave të sigurisë dhe e ka arrestuar.
Ndërkohë shihni më poshtë se çfarë ka mbetur nga zjarri në këtë godinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



