Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar me thikë dhe se ka rrahur në mënyrë barbare, Besnik Çelmetën në Kavajë.
Për ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit thotë se po e kërkon, ndërkohë nipi i të plagosurit ka hedhur akuza mbi ta. Ai ka deklaruar se nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje dhe se madje ka qenë një efektiv që i ka thënë autorit të plagpsjes që të largohej që aty pas krimit që bëri.
Besnik Çelmeta tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, por është në pritje të vendosjes së drejtësisë.








