E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është vëllai i “Lencit” të Yzberishtit që i shpëtoi atentatit!
Lajme

Ky është vëllai i “Lencit” të Yzberishtit që i shpëtoi atentatit!

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj 46-vjeçarit, Agim Hida, mbrëmjen e së enjtes në kryqëzimin e Bathores.

Mësohet se shënjestra ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja.

Raportohet se i plagosuri po pinte kafe në lokal, ku edhe ndodhi ngjarja. Dy autorët që lëviznin me motor kanë shkuar në drejtim të tij, ku njëri prej tyre i është afruar afër dhe e ka qëlluar në këmbë.

Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën, dhe e kanë pasur objektivin e qartë, pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku Hida e frekuentonte shpesh.

Autorët e ngjarjes kanë qenë dy, njëri në rolin e qitësit ndërsa tjetri shoferi i motorit. Identifikimi i tyre nga grupi hetimor është i vështirë pasi kanë qenë të maskuar.

Pasi plagosjes së 46-vjeçarit, ata janë larguar sërish me motor nga vendngjarja. Mësohet se vëllai i të plagosurit, Flamur Hida, vite më parë akuzohej se ka vrarë një italian në zonën e Yzberishtit.

Ndërkohë i plagosuri ende nuk ka dhënë dëshminë e tij që mund të ndihmonte grupin hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.