Ky që shihni në foto është 51 vjeçari Anton Keli i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytezën e Rrëshenit.
Ai është nipi i familjes Gjini, e përfshirë në një zinxhir vrasjesh me një familje tjetër po në Rrëshen për çështje të kokainës.
Dyshohet se në automjetin e tij ishte bashkëshortja dhe fëmijët, ndërsa në momentin kur ka zbritur për të shkuar në një supermarket kur është qëlluar nga persona ende të panjohur.
Viktima punonte si taksixhi në zonë.
Dyshohet se ai po ndiqej nga autorët e krimit dhe besohet se ngjarja ka për motive hakmarrjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



