La futbollistin për shkrimtarin, ish prezantuesja…
Ish-prezantuesja e “Sportitalia” dhe ish-e fejuara e Giovanni “Cholito” Simeones, ka treguar jetën e saj private dhe lidhjen me shkrimtarin e ri, Alessandro Lucino.
“Në vend të futbollistëve apo sportistëve të ndryshëm, me fizikun e tyre perfekt, ajo që të josh dhe që të ndez fluturat në stomak është koka. Kjo ushqen flakët e pasionit dhe është më e fuqishme sesa thjesht një palë muskuj, që nuk shkon më larg sesa diskutimet për fizikun apo futbollin. Pikërisht nga këtu lindi gjithçka. Ishte një shkëndijë e papritur, por e padiskutueshme”, thekson ajo.

Tashmë, i dashuri i ri Alessandro, po krijon një të ardhme si shkrimtar. Ajo tregon se është menaxherja e tij. “Jemi pak a shumë si Wanda Nara dhe Icardi, por në fushën e letërsisë”, shprehet ajo duke qeshur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


