Labinot Rexha ka fëmijë me një serbe? Gruaja zbulon të vërtetën
Fotografia që qarkulloi në rrjet ditët e fundit ka shkaktuar një valë spekulimesh rreth banorit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duke lënë të kuptohet se ai mund të kishte një fëmijë jashtë martese.
Publikimi i imazhit u shoqërua me reagime të shumta dhe komente të cilat ushqyen thashethemet për jetën e tij private.
Për të sqaruar gjithçka, bashkëshortja e tij, Laureta Hoxha, u paraqit sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ajo i hodhi poshtë kategorikisht pretendimet, duke shpjeguar se gjithçka ka nisur nga një ngatërrim i thjeshtë mbiemri.
Sipas saj, fëmija që shihet në fotografi nuk ka asnjë lidhje me Labinotin. “Ky fëmijë s’ka të bëjë fare me Labinotin. E vetmja gjë që ka bërë, është se ka tentuar të kontaktojë babain e fëmijës për ta ndihmuar. Nëna e fëmijës nuk ka arritur të lidhet me prindin e vërtetë dhe, për shkak se kanë të njëjtin mbiemër ‘Rexha’, e ka gjetur Labinotin gabimisht”, tha ajo.
Laureta shtoi se babai biologjik i fëmijës është një i afërm nga Rahoveci me po të njëjtin mbiemër, duke mbyllur çdo mundësi tjetër lidhjeje me banorin e BBVK.
Deklarata erdhi pas ditësh të tëra diskutimesh në rrjet, ku shumë përdorues e lidhën gabimisht Labinotin me fëmijën, duke krijuar tensione në komunitetin e ndjekësve të reality show-t.
Ndërkohë, publiku mbetet në pritje të reagimeve të tjera brenda shtëpisë së famshme, ndërsa Laureta ka zgjedhur ta sqarojë plotësisht situatën për të shmangur keqkuptimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



