E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laçjani  kapet me drogë
Lajme

Laçjani kapet me drogë

Një 22-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi është kapur me drogë.

Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Jurgen Sokoli, 22 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij është bërë nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” pranë një karburanti ne aksin  Laç-Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale, blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Pas arrestimit, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.