E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laert Duraj i “Posta Shqiptare”, tender 200 mln lekë për imazhin
Lajme

Laert Duraj i “Posta Shqiptare”, tender 200 mln lekë për imazhin

Zyrtarët e lartë të “Rilindjes” kanë një mani të spikatur për të shpenzuar shuma marramendëse nga paratë publike për të kuruar imazhin e tyre.

Projekti i aplikuar prej vitesh nga krye-rilindasi Edi Rama, tashmë është huazuar prej të gjithë zyrtarëve socialistë, të cilët kanë marrë poste drejtuese të rëndësishme.

Laert Duraj, Drejtori i Postës Shqiptare, ka vendosur së fundmi që të shpenzojë rreth 200 mijë dollarë për të përmirësuar imazhin e institucionit.

“Posta Shqiptare” ka shpallur tenderin për “Blerje sistem i dixhitalizuar radhe për klientët dhe përmirësimin e imazhit jashtë të zyrave qendër filial”. Fondi i parashikuar nga Posta Shqiptare për realizimin e këtij tenderi është saktësisht 19.940.000 lekë.

Në bazë të njoftimit zyrtar të Posta Shqiptare, kompanitë pritet të paraqesin ofertat e tyre deri në 25 Mars 2019.

Shpenzimi gati 200 mijë dollarë për imazhin e Postës pritet të realizohet në një periudhë 2-mujore.

“Posta Shqiptare” është një kompani publike, e cila financohet nga tarifat që përcakton për shërbimin që u ofron qytetarëve shqiptarë.

Një pjesë e këtyre të ardhurave, siç konstatohet nga procedura e tenderit, e publikuar së fundmi, shkon për shpenzime luksi, siç është përmirësimin e imazhit të institucionit.

Drejtori i “Posta Shqiptare”, Laert Duraj, është një prej zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste. Ai u zgjodh pak muaj më parë Sekretar për Emigracionin në partinë që drejtohet nga Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.