Gjyqtari i Fierit rrëzon vendimin e tij, kthen në burg dy prej autorëve të vrasjes së 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj F
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy prej personave, të cilët dyshohet se dhunuan për vdekje Pelivan Sinanrrapaj.
Kështu, gjyqtari i çështjes Piro Sota ka ndryshuar vendimin e tij dhënë më parë, që i lironte të akuzuarit. Në seancën e sotme, gjyqtari Sota, pasi administroi të gjitha provat dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe raporton mjeko-ligjor vendosi që Festim Alimerkaj 53 vjeç dhe Ferdinand Merkaj 44 vjeç të qëndrojnë në burg. Ndërsa për Fitim Zekaj 42 vjeç u vendos detyrim paraqitje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



