Tensionohet situata te Krimet e Rënda mes Prokurorëve dhe Donika Prelës, kërkohet ndërhyrjen e policisë
Prokurorët që refuzuan ‘Shullazin’ hyjnë me forcë në zyrë e Donika Prelës, ndërsa njoftohet se Prela ka njoftuar policinë…
Prokurorët që refuzuan çështjen ‘Shullazi’ tentuan të hyjnë me forcë në zyrë e Donika Prelës, ndërsa njoftohet se Prela ka lajmëruar policinë. Prokurorët që refuzuan të merrnin në dorë dosjen Shullazi kanë kërkuar të takojnë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, por ajo ka refuzuar t’i takojë dhe në këto momente ka pasur tension e përplasje.
Ata kanë kërkuar të hyjnë me forcë në zyrën e saj, ndërsa Prela ka kërkuar ndihmën e policisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30, ku kanë qëndruar dy grupe të gatshme jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



