E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajmi i rremë/ Stela Gugallja nuk është arrestuar
Lajme

Lajmi i rremë/ Stela Gugallja nuk është arrestuar

Stela Gugallja e shpallur në kërkim ndërkombëtar prej një viti nuk është arrestuar.

Mediat  shpërndanë me bujë lajmin se Stela Gugallja  është arrestuar në Austri edhe ku ndodhet.

Interpoli , e  mohoi arrestimin e Gugalles.

Një tjetër konfirmim që hedh poshtë gënjeshtrën e mediave të inceneratorëve, vjen edhe nga avokati i Stela Gugalles.

Avokati Klodian Skënderi i cili mbron Gugallen, ka deklaruar se klientja e tij Stela Gugallja nuk është arrestuar.

“Klientja ime nuk është e ndaluar apo arrestuar, ka një proces ekstradimi por është një gjendje të lirë”, ka thënë Skënderi.

Mesohet  se Stela Gugallja ndodhet në Vjenë, ku ka kërkuar strehim politik, ndërkohë që ka një proces ekstradimi, që edhe mund të refuzohet.

Gugallja është shpallur në kërkim në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k.

Sipas SPAK-ut, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si pronarë të 2 kompanive, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Disa media njoftuan se  u ndalua  në Austri Stela Gugallja. Burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije se SPAK është duke kryerer procedurën e ekstradimit të shtetases Gugallja nga Austria në Shqipëri.

“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykaten e Vjenës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqiperi, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase”, kanë shpjeguar nga SPAK.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se SPAK për këtë qëllim ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e ekstradimit.

Burimet nga SPAK janë shprehur se nuk janë në dijeni nëse Gugallja ka kërkuar apo jo azil në Austri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.