E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lajthit’ greku: Enver Hoxha është grek, ja shtëpia e lindjes
Bota

‘Lajthit’ greku: Enver Hoxha është grek, ja shtëpia e lindjes

Një figurë periferike e rrjeteve sociale në Greqi ka hedhur së fundmi një pretendim absurd mbi origjinën e Enver Hoxhës, duke e paraqitur diktatorin shqiptar si të lindur në Korinth dhe me emër grek. Pretendimi, i shpërndarë pa asnjë mbështetje historike apo mediatike, nuk shihet si një rast banal, por si një përpjekje për të relativizuar debatet e ndezura mbi Çamërinë, Himarën dhe rrënjët shqiptare në Greqi.

Narrativa është hedhur në qarkullim nga një person që prezantohet në rrjete sociale me emrin Restas Blasis, i cili nuk ka asnjë lidhje me mediat mainstream greke dhe as ndonjë peshë publike në diskursin akademik apo historik. Megjithatë, koha e publikimit dhe mënyra e ndërtimit të mesazhit ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një “bombë tymuese” digjitale.

Videoja dhe pretendimi absurd

Në një video të publikuar në rrjet, Blasis shfaq një banesë në një fshat të Korinthit, duke pretenduar se ajo është shtëpia ku ka lindur Enver Hoxha, i cili sipas tij quhej në të vërtetë Aleksandër Mavromaqis. Influenceri shfaq edhe një tabelë pranë një rrapi, duke sugjeruar ekzistencën e një reference historike, ndërkohë që tabela tregon thjesht se rrapi është shpallur monument natyror.

Pretendimi është rrëzuar pothuajse menjëherë nga vetë përdoruesit grekë të rrjeteve sociale, përfshirë banorë të zonës. Komentet janë kryesisht tallëse dhe ironike, duke e ekspozuar tezën si të pavërtetë dhe qesharake.

“Po, është e vërtetë”, shkruan një komentues, “aty kemi edhe varret e paraardhësve të Donald Trump-it”. Një tjetër ironizon se Enver Hoxha ka qenë nga Korinthi, sepse babai i tij tallej me kushërinjtë duke u thënë se ishin “vjehrrit e Hoxhës”.

Banorët e zonës e rrëzojnë narrativën

Edhe vetë pronarja aktuale e banesës, e identifikuar si Iro Papanikolau, e ka hedhur poshtë versionin e influencerit. Ajo shprehet se personi të cilit i referohet Blasis ka qenë vëllai i gjyshes së saj, Katerinës, ndërsa shtëpia ka qenë pronë e dajës së familjes, Leonidhës. “Shtëpia është e jona, por ajo që ruajmë janë kujtimet e fëmijërisë, jo histori të shpikura”, shprehet ajo.

Pse tani?

Pretendimi shfaqet në një moment delikat për qarqet nacionaliste greke, kur raportimet investigative shqiptare mbi Çamërinë dhe identitetin e Himarës kanë fituar vëmendje të gjerë. Veçanërisht, publikimet e fundit mbi të dhënat historike dhe gjenetike të popullsisë së Himarës kanë tronditur narrativat tradicionale të “Vorio Epirit”.

Sipas analistëve, kemi të bëjmë me një strategji të njohur: kur faktet historike nuk mund të mohohen më, provohet manipulimi simbolik i figurave historike, për të krijuar konfuzion dhe relativizim.

Një manovër e njohur simbolike

Në shikim të parë, pretendimi duket si një idiotësi tipike e prodhuar nga mitomanë ballkanikë. Por mënyra e ndërtimit të narrativës, momenti i përzgjedhur dhe përpjekja për ta lidhur me simbole “historike” e bëjnë më shumë të ngjashme me një manovër të qëllimshme.

Nuk është hera e parë që përdoren figura historike shqiptare për manipulim identitar. Përpjekje të ngjashme janë bërë edhe më parë me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilin disa qarqe janë përpjekur ta paraqesin si “Jorgo”. Por ndryshe nga Skënderbeu, figura e Enver Hoxhës shihet si më “e manipulueshme”, pasi nuk gëzon mbrojtjen emocionale që shqiptarët kanë për heroin kombëtar.

Një betejë digjitale në vazhdim

Sipas burimeve mediatike, nuk përjashtohet që në ditët në vijim të shfaqen narrativa të ngjashme, ku figura të tjera historike shqiptare do të paraqiten si “grekë që qeverisën Shqipërinë”. Qëllimi mbetet i njëjtë: të vihet në dyshim historiografia që Athina nuk po arrin më ta kontrollojë, ndërsa faktet nga arkivat po nxjerrin gjithnjë e më qartë rolin e shqiptarëve në formimin e Greqisë moderne.

Në këtë kontekst, rasti i Enver Hoxhës nuk është thjesht një fantazi periferike, por pjesë e një lufte simbolike dhe digjitale, ku historia përdoret si armë propagande.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.