E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lali Eri dha premtimin për 24 orë ujë të rrjedhshëm, por doli “ujë i rrenjshëm”
Politikë

Lali Eri dha premtimin për 24 orë ujë të rrjedhshëm, por doli “ujë i rrenjshëm”

Kur qytetarët e Tiranës u njohën me lajmin se çmimi i ujit do të rritej, pas vendimit të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj mbante në duar edhe një bidon uji ku tregonte se uji do të rritej me vetëm 20%.

Madje pas këtij momenti Veliaj premtoi se Tirana do të kishte 24 orë ujë dhe qytetarëve nuk do t’i duhej të mbanin më mbi pallate depozitat e ujit.


Asokohe Veliaj tha:

Nuk do ketë më depozita mbi pallate, furnizimi me ujë do jetë i garantuar në katër vitet e ardhshme.”

Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga rritja e çmimit, që rëndon fort në xhepat e abonentëve, qytetarët vijnë të mbesin me sytë nga depozitat. Kudo, në çdo zonë të Tiranës, furnizimi me ujë, në çdo stinë të vitit është me orar, shkruan Boldnews.

Madje edhe gazetari Armando Maho teksa sjell edhe disa foto që tregojnë tarracën e pallateve të mbushura me depozita, shkruan:

Ujë 24 orë, me 700 lekë m3! Pa lali Erin kjo sdo ishte e mundur!”

Nga një studim i kryer pak muaj më parë, rezulton se qytetarët kanë “investuar nga halli” në të gjithë Tiranën rreth 200 milionë dollarë në vendosjen e depozitave, pompave dhe aksesorëve të tjerë të nevojshëm për të pasur ujë. Deri në premtimin për “ujë të rrjedhshëm” 24 orë, të mbahemi me fjalët e rrejshme të Erion Veliajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.