Lali Eri “infektoi” kryetarin e Mallakastres Kapllanaj, BLEN 8 ml leke nje aparat fotografik…
(Referenca sa mund ta blinte Felix Bilani kete aparat fotografik)
Para pak javësh, Kapllanaj i shpëtoi heqjes së mandatit nga KQZ, pasi PD-ja dhe PS-ja bashkuan votat. Në formularin e vetdeklarimit, Kapllanaj pranonte se në vitin 2004 ishte dënuar në Itali me dy vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë. Mesa duket, ai do të përdorë këtë aparat fotografik për të përmirësuar imazhin e tij.
Sipas dokumenteve, me shumën prej 8 milionë lekë kërkohet të blihet vetëm një aparat fotografik, profesional CANON, lente 16-35 mm, lente 50 mm, lente 70 – 200 mm, ccantë aparati dhe dy karta CF. Kërkohet një aparat me sensor 22.3 MP sensor me kornizë të plotë me madhësi 36 x 24mm. Ndërkohë, aparati të ketë vibrim të heshtur dhe të ulët, ndërsa mënyrat e filmit full 1080p HD me ISO 100-12,800, që mund të zgjerohet në ISO 25,600.
Në një kërkim fare të thjeshtë në faqen popullore Ebay.com, ku mund të blihet çdo gjë, aparati që kërkon z. Kapllanaj nuk kushton më shumë se 2 mijë dollarë, dhe që ka parametra shumë herë më të mirë. Por, kryebashkiaku i Mallakastrës, ka akorduar plot 8 milion lekë për këtë aparat propogandistik, edhe pse institucioni që ai drejton ka një buxhet modest.
Megjithatë, Kapllanaj është shumë larg modelit të propogandës që ofron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka blerë me fondet publike aparatë fotografikë, dron, kran, kamera full hd si dhe paguan skenarist, regjisor ish gazetarë, ish redaktorë etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


