E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lali Eri thyen heshtjen zgjedhore duke shpërndarë fletushka elektorale
Lajme

Lali Eri thyen heshtjen zgjedhore duke shpërndarë fletushka elektorale

Kjo e shtunë, ligjërisht quhet ditë e heshtjes zgjedhore pasi na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku qytetarët me votë do të japin verdiktin përfundimtar në lidhje me atë çfarë do të ndodhë në 4 vitet e ardhshme.

Ndonëse ligjërisht sot quhet heshje zgjedhore, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës e ka shkelur hapur këtë ligj, duke bërë edhe sot propagandë për votën ndaj Edi Ramës.

Derë më derë, ditën e sotme të rinj të FRESSH, kanë shpërndarë letrën e Erion Veliajt për qytetarët e Tiranës derë më derë.

Në këtë letër, Veliaj përeçse rendit punët e bëra nga ai në Tiranë, bën thirrje që të votohet Edi Rama që të bëhen te tjera punë në kryeqytet.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit. Megjithëse këtë aksion Veliaj e nisi dje, sot duhej ta ndërpriste absolutisht dhe të respektonte heshtjen zgjedhore në vend.

Freshistët më shumë se kurrë sot kanë dalë në kryeqytet, i keni kudo, madje edhe pas portës suaj me një lutje të lali Eri për të votuar Edi Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.