Lamallari drejt dorëheqjes? Zbardhet lëvizja e fundit e Ramës
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të diskutohen zhvillimet më të fundit politike në vend.
Sipas burimeve, në fokus të diskutimeve do të jetë edhe çështja e njohur si “Besa”, e cila ka marrë vëmendje në ditët e fundit. Nuk dihen ende detaje konkrete mbi axhendën e plotë të mbledhjes, por pritet që të ketë diskutime të rëndësishme brenda shumicës qeverisëse.
Paralelisht, po qarkullojnë zëra për lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar. Burime jozyrtare flasin për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe zëvendësimin e tij nga Romina Kuko.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Kryeministria apo institucionet përkatëse lidhur me këto raportime.
Vëmendja mbetet tek mbledhja e pasdites, e cila pritet të sqarojë nëse këto zhvillime janë pjesë e një riorganizimi të mundshëm në qeveri apo thjesht spekulime politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



