E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj flet pasi Kuvendi votoi Amnistinë Penale: Do të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO
Lajme

Lapaj flet pasi Kuvendi votoi Amnistinë Penale: Do të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO

Lapaj tha se Amnistia është e vonuar për qytetarët e zakonshëm, por kjo sipas tij nuk do të thotë që nën kamuflimin e kësaj të përfshihen edhe zyrtarët e lartë.

Ai shtoi se në projektligjin e amnistisë janë përfshirë 15 vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Adriatik Lapaj: Dua të them Amnistia është e vonuar për qytetarët e zakonshëm. Por kjo nuk do të thotë që nën kamuflimin e kësaj të përfshihen edhe zyrtarët e lartë.

Përfitojnë nga kjo amnisti, me anë të një amendamenti të Gazment Bardhin, 15 vepra që përbëjnë kategorinë e veprave që lidhen me korrupsionin.

Në kushtet kur ne jemi në aksion për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe për të luftuar korrupsionin me anë të një prokuroria dhe gjykate te posaçme, shkon parlamenti i Republikës dhe i amniston, cfarë mesazhi i shkon SPAK? Cfarë mesazhi i shkon qytetarëve të thjeshtë?

Për cfarë opozita e këtij vendi, duhet të fuste si amendament uljen e dënimit për këto vepra penale. Cfarë interesi ka opozita e këtij vendi?

Për vjedhjen e thjeshtë nuk ulet dënimi, por për këta që vjedhin tendera përfitojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.