Largohet edhe Florjan Binaj nga “Portokalli”
Florian Binaj, aktori më i dashur i “Portokallisë”, nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli të Top Channel.
Mësohet se largimi ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve me regjisorin Basha.
Aktori i dhjetëra roleve, sot i komunikoi regjisorit Basha, largimin përfundimtar nga ky spektakel i humorit.
Portokallia duhej të niste në 1 tetor, por pas largimit të Florit, Besit , Erionit etj, nisja e spektaklit është e rrezikuar. Ndërsa për Florin, nis nga nesër një jetë tjetër jashtë Portokallisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



