E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largohet nga Shqipëria edhe krahu i djathtë i ambasadorit Lu
Publik News

Largohet nga Shqipëria edhe krahu i djathtë i ambasadorit Lu

Pas përfundimit të mandatit, zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz largohet nga Shqipëria.

Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Muniz thotë se ka besuar që në fillim të marrjes së detyrës se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe mendimi i tij nuk ndryshon.

“Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur, edhe sapo mbërrita këtu tre vjet më parë unë dhe bashkëshortja ime menduam të njëjtën gjë, ky vend na mahniti me mrekullinë e tij. Dhe që atëherë, asnjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”, thekson Muniz.

Zv/ambasadori Muniz shprehet ndër të tjera se: “ju keni shumë përparësi, jeni aq të bekuar. Keni klimë të mrekulleshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.