E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largoni dhimbjet e kokës me fara limoni
Lajme

Largoni dhimbjet e kokës me fara limoni

Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës e dinë që ato janë të këqija dhe shpesh i shpërqendrojnë. Migrena, e cila është një nga llojet e dhimbjeve të kokës, është një dhimbje që shkaktohet në njërën anë të kokës (ndonjëherë në të dyja).

limon

 

Mund të shoqërohet me fotofobi, të përziera dhe vjellje. Stresi, nxehtësia e tepërt, qëndrimi për shumë orë pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës. Por lajmi i mirë është se ju nuk do të keni më nevojë për të helmuar veten, pasi këshilla për t’i dhënë fund dhimbjes është: përdorni vetëm fara limoni. Limoni është një frutë agrume, i pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla si kaliumi, i cili tashmë është i njohur për përfitimet e tij në gatim dhe estetikë.

Por ajo që shumë njerëz nuk dinë, është se ai gjithashtu ka vlera të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si dhimbje koke dhe migrenë. Kjo është për shkak se limoni ndihmon në bonifikimin e enëve të gjakut dhe trajton hipertensionin, i cili zakonisht lidhet me këtë lloj dhimbjeje.

Për më tepër, limoni përdoret për të kontrolluar bakteret, për të përmirësuar sistemin imunitar, për të promovuar tretjen dhe si një ekspektorant. Mund të thuhet se lëndët ushqyese që përmbajnë farat  e limonit janë të ngjashme me ato të frutave. Mënyra më e mirë është që të thërrmosh disa fara limoni dhe t’i konsumoni ato me një gotë ujë të ngrohtë. /Revista Psikologjia/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.