E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LAVDRIM SAHITAJ NGA ISHMT: ASGJËSUAM 20 MIJË LODRA, PROBLEM MAKINERITË E NDËRTIMIT
Lajme

LAVDRIM SAHITAJ NGA ISHMT: ASGJËSUAM 20 MIJË LODRA, PROBLEM MAKINERITË E NDËRTIMIT

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 , Lavdrim Sahitaj drejtor i përgjithshëm në ISHMT ka folur për inspektimet në terren në lidhje me abuzimet me produktet joushqimore, masat e marra për të garantuar sigurinë e konsumatorit.

Sahitaj ,  evidentoi  arritjet e bëra në kuadër të kapitullit 28 dhe 7 të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian.   Thebësore për  ISHMT do të jetë :

1- Përafrimi i ligjeve shqiptare me Direktivat e BE dhe implementimi i tyre për këto dy kapituj.
2- Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve institucionale të ISHMT.
3-Masat e marra për monitorimin e sigurisë së produkteve joushqimore në treg.
4–Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale në treg, progresi në këtë fushë.

Drejtori Sahitaj  thotë se  synimi i kontrollit të tregut është i fokusuar edhe te ndërgjegjësimi dhe jo vetëm te ndëshkimi i biznesit, duke respektuar dhe implementuar kuadrin ligjor sipas standardeve të BE-së.

“Përsa i përket përafrimit me legjilsacionin e BE për produket joushqimore është bërë progres si për ashensorët, lodrat, pajisjet elektrike etj. Kemi përafrim në progres, pavarësisht se Inspektorati është i ri ka 3 vite që është krijuar, ka patur probleme me stafin e strukturën, siç e tha progres-raporti është bërë punë e mirë në këtë drejtim, por ka vend për përmirësim. Në 2019, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka patur 45 inspektorë, ndërsa sot ka 70 inspektorë dhe 4 vakanca. Gjatë pandemisë, jemi fokusuar tek protokollet e vendosura nga qeveria, inspektimet në këtë rast kanë patur këtë fokus, pasi ishim pjesë e Task-Forcës. Megjithatë gjatë kësaj periudhe kemi kryer edhe misionin tonë, duke bllokuar dhe asgjësuar afro 20 mijë lodra të cilat ishin jashtë standardeve të BE. Filozofia jonë është më shumë ndërgjegjësuese sesa ndëshkuese, për rregullat dhe detyrimet që duhet të plotësojnë për të aderuar në tregun europian. Për të implementuar një ligj duhet dhe standardet, problemi i legjislacionit është i përafruar, sfidë për ne mbetet implementimi i tyre. Ndërkohë që flasim për ligje në 2020, nuk mund ta implementojmë në 2021, pasi është kohë e shkurtër, duhet rekrutim, trajnim. Por ka vend për të përmirësuar siç është pjesa e makinerive të ndërtimit, çimentos, mallrave të ndërtimit, për sigurinë e konsumatorit janë të certifikuara nga organe të BE, pavarësisht se nuk është i përafruar legjilacioni jonë me këtë pjesë.

Përsa i përket abuzimeve në treg me peshën e bukës, tek ligji për mbrojtjen e konsumatorit, peshoret që përdorin furrat e bukës duhet të jenë të certifikuara dhe të jetë e afishuar lista me peshë dhe çmim. Nëse konstatohet shkelje në peshë dhe peshore marrim masa ndaj abuzuesve. Kemi patur raste denoncimesh në periferi, por në inspektimet e kryera rezultuan në rregull. Publiku na vjen në ndihmë përmes denoncimeve”-tha Lavdrim Sahitaj./ Publiktv.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.