LDK i duhen 40 firma për MOCIONIN e MOSBESIMIT për qeverinë ‘Kurti’
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) do të mblidhen sot në selinë e Kuvendit për të nxituar në mbledhjen e firmave për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Albin Kurti, vendim që u mor ditën e djeshme në kryesinë e kësaj partie.
Rreth orës 13.00 është parashikuar mbledhja e firmave të deputetëve. Fillimisht, sipas procedurës, kërkohen firmat e 40 deputetëve.
‘Nuk kemi diskutuar me asnjë parti për iniciimin e mocionit të mosbesimit’, thotë për median në kosovë, kreu i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi.
Ndërkaq, nuk dihet se cili është qëndrimi që do të mbajë kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani që i përket të njëjtës parti. Analistë të ndryshëm thonë se nuk do të jetë dakord me këtë nismë të LDK dhe kryetarit Isa Mustafa. Vetë Osmani deri tani nuk është shprehur.
Gjithë situata politike në Kosovë u ‘ngatërrua’ keq pas shkarkimit ditën e djeshme të Agim Veliut, nga posti I Ministrit të Punëve të Brendshme, për shkak të thyerjes së vendimit të kryeministrit. Albin Kurti tha se kishte informuar më parë për veprimin e tij kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



