E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lefter Alla ‘imiton’ kryeministrin Edi Rama
Publik News

Lefter Alla ‘imiton’ kryeministrin Edi Rama

I puth duart Luiza Gegës në ceremoninë e pritjes në Bulqizë

 

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka ‘kopjuar’ kryeministrin Edi Rama duke i puthur duart kampiones së Europës Luiza Gega gjatë pritjes së zhvilluar ditën e sotme.

Alla ka qenë mes zyrtarëve lokalë që kanë pritur Gegën në nisje të ceremonisë dhe gjatë përshëndetjes me të i ka puthur duart atletes.

Të njëjtin gjest bëri pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” menjëherë pas pritjes zyrtare në aeroportin e Rinasit.

1

Gjatë ceremonisë, Luiza Gega u vlerësua me titullin “Qytetare Nderi e Bulqizës”.

Të pranishmit e vlerësuan kampionen shqiptare si një nga emrat më të rëndësishëm të sportit të dalë nga Bulqiza, dhe si një burim frymëzimi për shumë të rinj e të reja që dëshirojnë të arrijnë majat e suksesit.

2

4

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.